Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 01:13 Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027 Pas debateve dhe përplasjesh që nisën mëngjesin e së mërkurës mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027. Projektbuxheti,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Kasaforta e Veliajt
  • Berisha
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futboll
  • Teknologjia
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Kasaforta e Veliajt
  • Berisha
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futboll
  • Teknologjia
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza e VOA: Ndikimi i votuesve të pavendosur në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Aktualitet E hënë, 21 Tetor 2024 21:05
Analiza e VOA: Ndikimi i votuesve të pavendosur në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në këtë muaj të fundit të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen të fitojnë mbështetjen e një numri relativisht të vogël votuesish, që thonë se ende nuk kanë vendosur se cilin kandidat do të mbështesin në zgjedhjet e 5 nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky grup votuesish është i rëndësishëm në shtetet ku gara është e ngushtë. Një pjesë e amerikanëve tashmë po votojnë në zgjedhjet presidenciale, duke shfrytëzuar mundësinë e votimit të hershëm në shumë shtete.

Por një pjesë e votuesve ende nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të votojnë. “Dua t’i njoh më mirë , sepse nuk kam qenë realisht e angazhuar në këtë proces. Kandidatët kanë prejardhje interesante dhe të ndryshme. Dua të mësoj më shumë për të dyja partitë dhe se si ato i përfaqësojnë kandidatët e tyre”, thotë MaryBeth Giovacchini, votuese nga Nju Jorku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas anketave, votuesit e pavendosur përbëjnë rreth 3 për qind të elektoratit në Shtetet e Bashkuara. “Shumë votues ende nuk kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme zgjedhjeve. Mendoj se po t’i pyesësh, kjo është përgjigja që ata mund të japin. Ndërsa disa njerëz në pjesën qendrore të vendit mund të jenë të rezervuar dhe nuk pranojnë të zbulojnë se për kë do të votojnë. Pra, kemi edhe këtë grup votuesish”, thotë John Johnson, studiues në Fakultetin Juridik të Universitetit Marquette.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fushatat e kandidatëve Harris dhe Trump po fitojnë mbështetjen e disa prej këtyre votuesve të pavendosur, thotë studiuesi nga Universiteti i Masçusetsit, Tatishe Nteta “Popullsia e votuesve të pavendosur po zvogëlohet. Ajo po tkurret çdo ditë. Shumica e njerëzve do të vendosë përpara ditës së zgjedhjeve, dhe ajo që do të jetë realisht e rëndësishme do të jetë mobilizimi në terren i Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane, në këto zgjedhje që pritet të jenë jashtëzakonisht të ngushta”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Para 6 orësh
Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Para 6 orësh
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Para 6 orësh

Kandidatët Trump dhe Harris ndeshen me sfida të ndryshme në përpjekjet për të fituar mbështetjen e votuesve të pavendosur, thotë studiuesi Darrell West nga Instituti Brookings. “Ai duhet të sigurojë amerikanët se ai respekton ligjin dhe se ai nuk do të jetë kaotik nëse bëhet president. Ajo, nga ana tjetër, ka më pak përvojë dhe tre vite më parë ka shprehur qëndrime shumë më liberale se politikat që po përkrah tani. Kështu që Kamala Harris duhet të sigurojë votuesit se presidenca e saj do të pasqyrojë politikat e saj të tanishme”, thotë ai.

Ish-Presidenti Trump është kandidat më i njohur dhe ka disa avantazhe dhe dobësi kur bëhet fjalë për votuesit e pavendosur, thotë studiuesi John Johnson. “Kjo është hera e tretë që zoti Trump kandidon, kështu që shumica e njerëzve tashmë kanë opinione të forta për të. Kështu që nga ky grup i vogël votuesish të pavendosur, dy partitë po punojnë fort për të fituar mbështetjen e një pjesë të tyre, të një përqindje vetëm një shifrore të votuesve”, thotë ai. Këto përpjekje po bëhen nga të dyja fushatat, sepse këta votues të pavendosur mund të jenë vendimtarë në përcaktimin e fituesit në garat e ngushta në shtetet e pavendosura më 5 nëntor. /VOA/

Etiketat e lidhura

Donald TrumpKamala Harris
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027
Para 3 orësh

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro
Para 6 orësh

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar
Para 6 orësh

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 6 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

Më të lexuarat

1 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 6 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

2 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 13 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

3 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 12 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

4 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 18 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.