Analizat e ADN, FBI sjellë pajisje moderne në Shqipëri

 

U zhvillua sot ceremonia e inaugurimit të instalimit të sistemit CODIS në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Në ceremoni merrnin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu dhe përfazqësues të FBI.

Sistemi CODIS ka të bëjë me bazën e të dhënave të FBI për sa i takon ADN-së.

Haki Çako i shpreh se: “SHBA po tregon vlerësim ndaj Policisë së Shtetit me mbështetje të tilla  për modernizimin e saj”.

Ambasadori Lu tha se: “Sot trafikantët kapërcejnë kufijtë çdo ditë, por baza e të dhënave të FBI ka akses në 50 vende dhe kjo bazë ka ndihmuar deri më tani në 250 mijë raste hetimore”.

SHKARKO APP