Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bejtja:Rugova, kamikazi i autonomisë

35 vite KOHA JONË E diel, 15 Nëntor 2020 19:17
Andi Bejtja:Rugova, kamikazi i autonomisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 25 Qershor 1995 në KOHA JONE)
Nga Andi Bejtja-
“Lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova, i zgjedhur si President nga populli i tij që lufton për pavarësinë nga Serbia, pati një vizitë të suksesshme këtë javë në Uashington, zyrtarët e lartë të të cilit e kanë bërë të qartë me kohë se do të përkrahin idenë e autonomisë së Kosovës, por kurrsesi pavarësinë e saj”. Ndoshta ky do të ishte lajmi më i saktë që një agjenci lajmesh mund të jepte jo vetëm për vizitën e Rugovës në SHBA, por për të gjitha vizitat e tij në Perëndim, madje edhe në shtetin Amë Shqipëri, ku zyrtarët e lartë për të qenë në rregull me diplomacinë perëndimore nuk ngurojnë të shprehen se “luftojnë”për respektimin e shqiptarëve aty ku jetojnë. Vizita e Rugovës në SHBA padyshim ishte e suksesshme por suksesi mund të merret në konsideratë vetëm në kuadrin e autonomisë dhe jo të pavarësisë së Kosovës. Sekretari Amerikan i Shtetit Kristofer konfirmoi qëndrimin e administratës amerikane për kushtëzimin e heqjes së sanksioneve ndaj Serbisë me zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës. Po zgjidhja e drejtë e çështjes së Kosovës dihet se ç’do të thotë për amerikanët: maksimumi autonomi. Edhe Senatori Robert Dol tha se po bëhen përpjekje që me një akt të fuqishëm legjislativ t’i jepet përkrahje kthimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, çka mund të kuptohet sërish maksimumi autonomi. Ndërkohë kryetari i LDK në konferencën e fundit për shtyp duke e cilësuar si të suksesshme vizitën e Rugovës në Uashington nënvizoi edhe një herë : “tendenca për ndonjë paralajmërim të kthimit në opsione të tejkaluara në autonomi ose për të kthyer statusin e krahinës për Kosovën – janë të pagjasa, të deplasuara e shumë të rrezikshme”. Më poshtë nënkryetari Hyseni shton: “në kushtet tona, të mos bësh asnjë gjë për pavarësinë e mëvetësinë e Kosovës, por të dalësh e të ofrosh gatishmërinë për t’u bërë plastelinë që të lakohesh më lehtë nga të tjerët, është më shumë autonomi sesa autonomi”. Por fatkeqësisht liderit kosovarë me në krye Rugovën nuk kanë rrugë tjetër veçse të bëhen plastelinë ndaj Perëndimit dhe SHBA, që nuk i ha meraku shumë për pavarësinë e Kosovës, po për stabilitetin në Ballkan. Pranimi i Kosovës Republikë nga ana e diplomacisë Perëndimore, mund të cenojë stabilitetin e Ballkanit, pasi askush nuk ka të drejtë që të ndalojë më pas Republikën e Kosovës të bashkohet me Shqipërinë dhe askush nuk mund të ndalojë gjithashtu shqiptarët e Maqedonisë të punojnë për bashkimin me Shqipërinë. Fakti, që forcat e UNPROFOR-it vendosen dhe në kufirin shqiptaro-maqedonas, apo thënë më mirë në kufirin shqiptaro-shqiptar, dëshmon se SHBA dhe Perëndimi po përpiqen t’i ruajnë këta kufij artificialë vetëm në emër të stabilitetit. “Gandi i Ballkanit”Rugova, mund të kënaqet kur diplomatët e huaj i fërkojnë shpatullat dhe e konsiderojnë si faktor stabiliteti në Ballkan, por kurrsesi nuk mund të kënaqen 2 milion shqiptarët e Kosovës, që po murohen çdo ditë e më shumë në emër të këtij stabiliteti. Politika rugoviane është në një pozitë të tillë që nuk mund të kënaqë dy palët njëherësh: dhe popullin e tij dhe diplomacinë ndërkombëtare. Deri më tani Presidenti i Kosovës është munduar t’i kënaqë dy palët, por do vijë shumë shpejt koha që ai do të detyrohet të kënaqë vetëm njërën palë. Ndoshta Rugova, apo kushdo tjetër në vend të tij, nuk ka asnjë shans tjetër për të ndjekur një tjetër rrugë, pasi shteti Amë Shqipëria është i dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht, pasi nuk ka asnjë aleat të tezës “Kosova Republikë”, por e pakta që Rugova mund të bënte në qoftë se e ka kuptuar se nuk mund ta realizojë misionin e tij final, do të ishte të mos i hipte malit nga maja. Tashmë një popull prej 2 milionësh është i përgatitur emocionalisht dhe po kontribuon materialisht për Kosovën Republikë. Shqiptarët e Kosovës ashtu siç thotë dhe lideri i tyre nuk mund të kthehen më prapa. Ata e kanë të qartë se ideja e autonomisë është pothuajse e parealizueshme në praktikë tani kur Jugosllavia e madhe nuk ekziston më. Ata e kanë akoma më të qartë se nuk mund të ketë kurrfarë autonomie nën regjimin e Millosheviçit, i cili nuk i krijon liri serbëve e jo më shqiptarëve. Njohja e autonomisë së Kosovës nga ana e Fuqive të Mëdha dhe e Serbisë, mund të konsiderohej nga diplomatët e huaj si një sukses i politikës paqësore kosovare, por do të konsiderohej dështim nga ana e popullit të Kosovës, autonomia do të ishte kështu dhe fundi i politikanit Rugova dhe ndoshta fillimi i destabilizimit të ri të Ballkanit. Ndoshta për hir të paqes në Ballkan, diplomacia Perëndimore mund të mos i rijapë Kosovës dhe autonominë e 1974.
Andi Bejtja

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.