Andi Bushati braktis emisionin “Open”: Nuk kam ç’bëj më këtu, Balla e drejton regjinë kështu?

Analisti Andi Bushati ka braktisur studion e emisionit “Open” mbrëmjen e sotme. Në momentin që në lidhje me Skype u fut Taulant Balla, moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se duhet të jepte kronikën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për ngjarjen në Elbasan.

Në këtë moment, Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të jepte përgjigje e nuk ishte në atë lidhje për të dëgjuar Bardhin. Vasili tha më tej se nëse ai nuk donte, nuk do ta jepte kronikën, por do t’ia shpjegonte ajo fjalët e Bardhit. Balla kundërshtoi sërish, ndërsa Bushati nuk u përmbajt më.

Ai akuzoi drejtpërdrejt në studio se Balla po drejtonte regjinë e emisionin dhe se nuk kishte se çfarë të bënte më në atë emision. Bushati u ngrit dhe u largua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Mobile Reklama

Eni Vasili: Zoti Balla më lejoni të jap deklaratën e zotit Bardhi sepse nuk e dhamë dot të gjithë, ju do të përgjigjeni dhe publiku ka nevojë të dëgjoje…

Taulant Balla: Jo, jo, unë nuk jam këtu për të komentuar e për t’ju përgjigjur zotit Bardhi

Eni Vasili: Po është korrektësi, për publikun

Taulant Balla: Jo, jo..

Eni Vasili: Po mirë atëherë, nëse nuk doni ta dëgjoni jua shpjegoj unë se çfarë tha

Taulant Balal: S’do dëgjoj

Eni Vasili: Shiko, për masakrën e Elbasanit, do komentoni tani, ai ka folur dhe…

Andi Bushati: Sapo prononcove se do të japësh kronikën e Bardhit, të gjithë shikuesve të Top Channel dhe tani po e anulon sepse kështu tha Balla. Po Balla e drejton regjinë kështu, Balla? Po ç’po bëhet në këtë vend,…unë nuk ka se ç’bëj më në këtë emision… (ngrihet dhe largohet).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?