Andi Bushati debat të fortë me Artur Zhejin, ”mollë sherri” prokurorët e SPAK-ut
Analistët Artur Zheji dhe Andi Bushati u përfshinë një debat në “Të Paekspozuarit” për akuzën e ngritur nga SPAK-u për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Nga ana e tij, Zheji tha se pas mbrojtjes së Sali Berishës çdo i kallëzuar do të thotë se akuzohen nga larot e SPAK-ut. Kurse Bushati tha se ashtu janë, duke kujtuar akuzën e SPAK për portalin Lapsi.al që drejton ai, pasi botoi listën e patronazhistëve në mars 2021.
Pjesë nga debati
Artur Zheji: Strategjia mbrojtëse e avokatëve të Doktorit është procedurializmi.
Praktikisht ka një paranojë që e ka bërë SPAK-u këtë për të krijuar një incident procedurial. Më duket në kufirin e paranojës dhe ireales. Avokatët po ndërtojnë një strategji për të bërë çështje këtë gjë për të mbrojtur kushtetutën me këtë gjë, me përmbajtjen e dosjes. Doktori e ka thënë se është kundër mburojës, imunitetit, dhe unë jam kundër kësaj se ja se ku është rasti me deputetë pa imunitet. Pasi Doktori bëri avokatin e dhëndrit në dy ditët e para, ne po merremi me analizën e SPAK-ut. Nesër prapa prangave të SPAK-ut, ata që do të kapen do të thonë larot e SPAK-ut.
Andi Bushati: Kur janë laro, ashtu janë. Ashtu janë sjellë me mua. Si laro sillen ata, si plehra.
Artur Zheji: Kjo mbrojtja që po bën doktori nuk është ligjore, por është politike.
Andi Bushati: Këta po sillen me keq se drejtësia e Alush Dragoshit që futi Fatos Nanon në burg.