Andri Çota sulmon qytetarin në Librazhd/ Denoncuesi: Kërkoj mbrojtje nga policia rrezikohet familja!
Andri Çota, ish-nënkryetar i bashkisë së Librazhdit ditën e sotme është konfliktuar me shtetasin Gëzim Terziun.
Denoncimi erdhi pikërisht nga ky i fundit i cili kërkon mbrojtjen nga organet kompetente në Librazhd.
Qytetari ndihet i kërcënuar nga z.Çota e po ashtu e gjithë familja e tij.
Nuk dihen akoma arsyet se përse Çota ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht por nga mesazhet e dërguara tregohet se përse nisi konflikti.
Denoncuesi tregon se ka prova dhe mesazhe të ish-nënkryetarit të cilat sipas tij do t’i vihen në dispozicion policisë Librazhd dhe jo vetëm.
Ndër të tjera Gëzim Terziu shkruan:
“Isha duke pire kafe tek bluskai me Cim xhaferrin Gaz Bahitin dhe nje inxhinier me mbiemer Qatja. Vjen Andri cota tek tavolina dhe me thote do te fus ndoje grusht e te shti perdhe. U cuan te gjithe e penguan filluan sharjet. Me shkruajti mbas 2 minutash fillo me fb tani.
Une i thashe do marr kamerat dhe do ti drejtohem shtetit. Ai nga frika erdhi para meje ne polici me bere denoncim” -shkruan z. Terziu.
Gazetari: Perse mendoni se ju sulmoi? Besoj e ka nje shkak?
Gëzim Terziu: Jemi konfliktuar. Kur me vdiq babai dergoi njerez mos hapja varrin prane mamase time qe ma pati lene amanet babai ate vend. Këtë mesazh qe te dergova e mora sapo zbrita nga avioni ma dergoi mbesa.
Andri cota me erdhi tek tavolina. Cdo gje eshte ne kamera. I pa policia te gjitha. Do te zhduk si familje me tha. Pastas u ndezen gjakrat. Dhe ndërhyne njerezit.
Gazetari: Do t’a denonconi rastin në polici dhe çfare kerkon nga personi ne fjale?
Gëzim Terziu: Po do ta denoncoj. Per sigurine e familjes sime. Dua sigurine e familjes. I pata kerkuar 2 here takim nepermjet shokut tngushte dhe nuk pranonte. Doja te dija arsyen pse me lufton“-shkruan denoncuesi.
Kujtojmë që Andri Çota, ish-nënkryetar i bashkisë së Librazhdit është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim se dyshohet se ka abuzuar me fondet e klubit sportiv Sopoti.
Sipas policisë gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.