Angjeli: 2020-ta vit i vështirë, rritja ekonomike 0.5%
Viti 2020 do të jetë një vit shumë i vështirë ekonomik. Deputeti i PS, Anastas Angjeli në një intervistë për Ora News tha se nga kjo kriza do të preket jo vetëm ekonomia e shtetit, por edhe buxhetet familjare.
Sipas tij, në vitin 2020 rritja ekonomike do të jetë vetëm 0.5%.
Anastas Angjeli: Në varësi të kohës që do të zgjasë ky vit do të jetë një vit tejet i vështirë ekonomik, financiar dhe natyrisht jo vetëm për ekonominë dhe shtetin, por edhe për buxhetet familjare të qytetarëve. Viti 2020 parashikohet një vit ku rritja ekonomike do të jetë drejt rënies, 0.5% dhe që do të jetë një vit. Por nuk duhet ti japim tone pesimiste. Kjo është një gjë që po të krahasohet edhe me shtetet më të zhvilluara, rëniet ekonomike që priten për 2020 qoftë për ekonominë globale, që dot ë jetë rënia më e madhe me më shumë se 3-4%, rënia më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore, rënia ekonomike e Italisë do të jetë mbi 7-8%. Do të ketë rënie të madhe ekonomia e Amerikës, Francës, Anglisë.