Anglia përmbys Uellsin merr fiton e parë në “Euro 2016”
Anglia ka marrë një fitore “in ekstremis” në derbin kundër Uellsit. Një ndeshje dramtike u zhvillua në stadiumin e Lensit, e cila dhuroi mjaft emiocione për të dyja tifozeritë.
Ekipi i drejtuar nga Roi Hoxhson arriti të marrë një tre pikësh shumë të rëndësishëm, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të lojës.
Gareth Bale i dha epërisinë Uellsit në minutën e 42-të duke shënuar një gol spektakolar nga 30 metra pas një ekzekutimi perfekt të goditjes së dënimit, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Joe Hart te reagoje.
Me fillimin e pjesës së dyta Anglia ndryshoi tërësisht pas futjes në lojë të sulmuesit Vardi, i cili i dha barazimin “Tre Luanëve” në minutën e 56-të, ku i vetëm përballë portierit nuk fal duke dërguar topin në fund të rrjetës.
Drama për ekipin e Uellsit nuk mbaroi këtu pasi kur gjithcka po shkonte drejt fundit në minutën e 90-të sulmuesi Daniel Starixh “shokon” kombëtaren e Coleman, duke shënuar golin e fitores për Anglinë, që merr tre pikët e para në këtë kampionat europian duke rritur ndjeshëm shanset për kalimin e grupit.
KOHA JONË SONDAZH

