Anija e marrë peng/ Egjipti: Te ne nuk ka asnjë anije të rrëmbyer

Asnjë sinjal nga marinarët që rezultojnë të rrëmbyer prej gjashtë ditësh, rrëmbim të cilin e ka marrë përsipër shtetasi Adel Mohamed Salam, i punësuar si marinar në anijen “Çelepia 2”.

Me gjithë interesimin e autoriteteve shqiptaro­egjiptiane lidhur me rastin në fjalë, nuk është pikasur ende vendndodhja e peshkarexhës së rrëmbyer. Informacione nga Egjipti thonë se, pas hetimeve të kryera nga autoritetet egjiptiane, në territorin e tyre nuk ndodhet asnjë anije e rrëmbyer

Tek autoritet shqiptare ende nuk ka mbërritur asnjë informacion mbi koordinatat e vendndodhjes së peshkarexhës, për shkak se ka fikur blu box­in, me qëllim të mos pikaset nga radarët. Ndërsa prej dy ditësh, të gjitha aparaturat sinjal­përcjellëse të anijes janë fikur, duke shkëputur çdo kontakt me autoritetet. Egjiptiani Adel Mohamed Salam, dy ditë më parë kontaktoi me bashkëkombësin e tij, duke pohuar se anija “Çelepia 2” është marrë peng nga ana e tij dhe ndodhet në portin e Aleksandrisë në Egjipt, por ky informacion nuk u rezulton autoriteteve, të cilat do të kishin mundur ta lokalizonin nëpërmjet valëve të telefonit autorin e pengmarrjes së anijes dhe dy marinarëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?