Anija me 466 persona në flakë, SOS nga Korfuzi. 300 persona ende në bord. Dy anije te tjera perplasen. Njera fundoset

Një anije e “Norman Atlantik”me 466 persona në bord, mes tyre 55 pjesëtarë të ekuipazhit, nisur nga porti i Igumenicës drejt Ankonës, Itali, është përfshirë nga flakët pas një zjarri që mendohet se ka nisur në garazh. Komanda ka dhënë urdhrin e evakuimit. 150 persona mendohet se janë në varkat e shpëtimit ndërsa pasagjerët e tjerë janë strehuar në katet e larta të anijes. Alarmi u dha rreth orës 004:00, 45 milje larg Korfuzit.

Alarmi SOS u dha rreth orës 04:00 dhe deri tani vijon evakuimi. Operacioni i shpëtimit vështirësohet nga moti i keq me erëra të forta dhe shi. Forca e detit 7-8 ballë.

 Ora 10: 53 Dëshmia e pasagjerit: Po na zhyteshin këmbët

Një pasagjer i “Norman Atlantic” i  cili ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes përmes një lidhje telefonike për ”Mega” kanal televiziv grek, tregon: Këpucët tonë nisën të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit”. Zjarri në garazh ka provokuar nxjehtësi shumë të madhe në të gjithë anijen, por anëtarët e ekuipazhit bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Ka versione të ndryshme mbi numrin e personave në bord. Sipas autoriteteve greke në Athinë në traget ishin 478 persona, 268 nga të cilët ishin me origjinë greke,  përsa i përket pjesës së ekuipazhit ata deklarojnë se  ishin gjithësej 56, 34 grekë dhe 22 italianë.

Ora 10: 45 Evakuimi vijon

Mediat greke shkruajnë se evakuimi vijon normalisht ndërsa prioritet i kushtohet fëmijëve dhe grave. Operacioni i evakuimit po koordinohet nga Bari dhe deri tani 170 persona janë larguar nga anija dhe ndodhen në varkat e shpëtimit, ndërsa mësohet se 50 prej tyre, mes tyre gra e fëmijë janë larguar me një anije tjetër greke. Pjesa tjetër e pasagjerëve ndodhet në katet më lart të tragetit, larg zjarrit, ndërsa black out elektrik ka penguar varkat e tjera të shpëtimit që të zbresin në det. Në bord ka dhe familje me fëmijë.

 

 

Ora 09: 36 Moti i keq pengon forcat detare shqiptare t’u shkojne ne ndihme

Porti i Vlorës ka mësuar rreth orës 07:05 minuta për shpërthimin e flakëve në anije rreth 13-15 milje nga Sazani, por për shkak të detit të trazuar  thuhet se nuk kanë pasur mundësi të shkojnë të japin ndihmë. Ja informacioni

Ora 07: 05- Njofton QNOD ne kapitenerine e Portit Vlore se nje Roro me emrin Norman Atlantik ka marre flake rreth 13 -15 milje nga Sazani.Kane mbritur anije Greke per dhenie ndihme.(.Flamuri Italian, destinacioni Igumenice – Ancona.).

Ora 07: 10- U njoftua Kapiteni i Portit Vlore Dhionis Andoni si dhe Salla e Kufirit Detar Vlore i cili me thote se kam marre info nga QNOD.

07:25- U komunikua me pergjegjsin e Rimorkjatoreve Z. Luan Kore per mundesine e dhenies se ndihmes. Me thote se forca e detin nuk me favorizon per dalje.

07:30 – Sinoptika ne kanalin e Otrantos :  Era JJP 17-20 m/s, deti 7-8 balle.

07:42-  Njoftova Kapitenin e Pergjithshem Z. Hysni Oruci mbi kete situate.

07:55– Roro Norman Atlantik ndodhet : 40 19 v, L19 02,04 L.

Anijet e dhenies se ndihmes:  Anije Konteniere1. Spirit of Pireaus.   2. Cruise Europa (Roro) dhe po afrohen shume anije te tjera ne dhenien e ndihmes. Me respekt : Genci Hasanaj.

Ora 08:56 Incidenti rreth 22 kilometra larg Vlorës, i vështirë evakuimi

Incidenti ndodhi rreth 22 kilometra larg Vlorës, shkruan Corriere della Sera e cila shkruan se flakët kanë përfshirë anijen kur ajo ndodhej në ujrat territoriale greke, ndërsa “Zougla” greke shkuan se ka ndodhur në ujrat territoriale italiane. Për shkak të kushteve të këqija të detit, rezulton shumë  i vështirë transferimi i pasagjerëve  nga varkat e shpëtimit në bordet e anijeve greke që kanë shkuar në ndihmë. Sipas mediave greke disa nga varkat e shpëtimit janë shkatërruar nga varkat ndërsa disa helikopterë të marinës greke janë në pritje për tiu afruar tragetit me qëllim që të mund të shpëtojnë pasagjerë të tjerë.

Ora 08:45:  150 persona kanë mundur të evakuohen, pjesa tjetër në traget

Sipas informacioneve të para rreth 150 persona kanë arritur të largohen nga anija dhe të vendosen në varkat e shpëtimit ndërsa pasagjerët e tjerë janë strehuar në katet e tjera të anijes. Pjesa tjetër ndodhen në katet e larta të tragetit, ndërsa një black out elektrik pengon varkat e shpëtimit të hidhen në det.

Ora 08:00 Anija ne flake, SOS nga Korfuzi

Flakët kanë shpërthyer në një anije 466 persona në bord në brigjet e ishullit të Korfuzit, pak kohë pasi ishte larguar nga porti i Igumenicës.

Anija “Norman Atlantic” kishte destinacion Anconën dhe në të udhëtonin 411 pasagjerë, 55 anëtarë të ekuipazhit dhe 222 makina.

Me të rënë alarmi nisi evakuimi i udhëtarëve dhe gazeta Zougla” online shkruan se shumë prej pasagjerëve janë evakuar në barkat e shpëtimit.

Mësohet se anija u përfshi nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit me orën lokale të Greqisë, në zonën detare 32 milje nga veriperëndimi i Ottos.

Sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes Dendias Nikos drejt vendit të ngjarjes janë dërguar 5 helikopterë të forcave ajrore.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri kishte shpërthyer në garazh. Pasagjerët kishin blerë bileta nga Igumenica në drejtim të Ankonës. Sipas drejtuesve ekzekutiv të anijes situata nën kontroll dhe vazhdon evakuimi ndërsa flakët janë të mëdha.

Sapo njoftohet se dy anije tregtare jane perpalsur per shkak te motit te keq ne brigjet e Ravenes ne Itali ku njera anije eshte fundosur. Njoftohet per te zhdukur nga njera anija. Operacioni detar italian po vazhdon ne kete rast

SHKARKO APP