Anija me 466 persona në flakë, SOS nga Korfuzi. 300 persona ende në bord. Flitet dhe për 2 të zhdukur

Një anije e “Norman Atlantik”me 466 persona në bord, mes tyre 55 pjesëtarë të ekuipazhit, nisur nga porti i Igumenicës drejt Ankonës, Itali, është përfshirë nga flakët pas një zjarri që mendohet se ka nisur në garazh. Komanda ka dhënë urdhrin e evakuimit. 150 persona mendohet se janë në varkat e shpëtimit ndërsa pasagjerët e tjerë janë strehuar në katet e larta të anijes.

Alarmi SOS u dha rreth orës 04:00 dhe deri tani vijon evakuimi.  Operacioni i shpëtimit vështirësohet nga moti i keq me erëra të forta dhe shi. Forca e detit 7-8 ballë.

Ora 13; 34 Flitet per 2 te zhdukur

Gazetarja freelance Elisabeta Casaloti në një lidhje telefonike për Rai Neës 24 thotë se nuk ka të plagosur dhe se zjarri ende nuk është marrë nën kontroll. “Flitet edhe për dy persona të zhdukur” informon ajo.  Ndërkohë që pamjet tregojnë se operacioni i shpëtimit është i vështirë. Tre anije tregtare, një anije e rojes bregdetare dhe helikopterë po shkojnë në ndihmë të tw pasagjerëve.

 

Ora 11: 50 Komandanti: Trageti po drejtohet nga brigjet shqiptare

Trageti në flakë nuk mund të menaxhohet ndërsa po i drejtohet brigjeve shqiptare. Këtë e ka komunikuar komandanti i anijes qendres operative të Kapitenerisë së portit informon Tgcom. Në vendin e ngjarjes ndodhen 7 anije tregtare dhe një e rojeve bregdetare italiane, ndërsa nga Brindizi pritet të shkojë një rimorkiator me një skuadër të specializuar të zjarrfikësve.

SHKARKO APP