Anija më e madhe në botë lundron për herë të parë në ujë

Anija më e madhë në botë me pasagjerë është nisur nga Saint-Nazaire për në Francën perëndimore duke shënuar kështu lundrimin e parë në ujë para lançimit zyrtar në maj.

Hamony Of the Seas i ndërtuar nga STX France me një kosto prej 1.1 miliardë dollarë është 162 metra e gjatë dhe peshon 227 mijë ton.

Dukë qëndruar vertikalisht do të ishte 50 metra më e gjatë se kulla Eiffel dhe pothuajse 100 metra më e gjatë se Titaniku.

Anija gjigante pritet të lundrojë nga Southampton deri në Barcelonë në udhëtimin e saj të parë.

Rreth 500 njerëz, shumica pjesë e ekuipazhit ishin në bord në lundrimin provë i cili do të zgjasë deri të dielën.

ani

SHKARKO APP