Anija me flamur anglez kërkon ndihmë 7 milje larg Porto Palermos

”Një anije turistike “Raw Prawn”, me flamur anglez, me 6 persona në bord me shtetësi spanjolle, 13 metra e gjatë dhe me ngjyrë të bardhë ka dhënë sinjal për ndihmë në koordinatat në largësinë 7 milje tranvers me Porto Palermo, me defekt në motorr”,- sipas një deklarate të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimin, thuhet se pasi u vlerësua situata dhe u koordinua me QNOD, menjëherë u nis për ndihmë anija P-03 “Shkumbini” e gatshme në Vendbazimin Porto Palermo. Anija P-03 “Shkumbini” arriti në koordinatat e dhëna dhe rimorkioi anijen që kërkoi ndihmë.

Konstatimet paraprake bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e ekuipazhit të anijes turistike është e mirë dhe pa probleme. Në orën 09:05 anija P-03 “Shkumbini” e Rojes Bregdetare u akustua ne kalatën T në Porto Palermo së bashku me velierën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?