Anijet me 800 tonë mbetje, reagon kompania Kurum: Ngarkesa nuk është nisur nga ne, monitorohemi vazhdimisht

Kompania Kurum ka reaguar pas lajmit të konfirmuar nga Ministria e Mjedisit për “Report Tv” se rreth 800 ton mbetje që janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës janë të kësaj kompanie. Kurum thotë se në asnjë rast nuk ka transportuar mbetje të rrezikshme dhe se as kjo ngarkesë nuk është nisur nga kompania Kurum. ”Respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit”.

 

SHKARKO APP