Anila Basha për Erion Braçen…

Pas sulmit që Erjon Braçe i bëri gazetares Anila Basha, ka ardhur edhe përgjigja e kësaj të fundit. Basha një natë më parë akuzoi Braçen se ka hapur një portal online, dhe sot deputeti socialist iu përgjigj gazetares.

Kjo e fundit pak më parë ka vendosur që ti japë një përgjigje, deputetit socialist dhe ish-gazetarit Erjon Braçe.

Ja çfarë shkruan Anila Basha në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigje e detyruar për Erjon Braçen

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë se ke zgjedhur vendin e “llumit të piranjave”, po të them se unë nuk të kam frikë, si shumëkush që nuk do të merret me ty, por komunikimi yt përmes atij statusi është një provë e faktit se ti je një turp në përfaqësimin parlamentar të vendit tim.

Gjuha dhe fjalori ordiner, banal, i ndyrë, i padenjë dhe për njerëzit e pashkollë e jo më për një parlamentar, janë thjesht ajo që ti je dhe ajo që ti përfaqëson si qenie.

Nuk është hera e parë që e hap atë gojë për të nxjerrë pisllëqe të këtij lloji. Por, do të të doja të të shihja në fytyrë ndoshta ca vite më vonë për të parë vështrimin e vajzës tënde kur t’i tregonin se me ç’fjalor ordiner rrugësh prezantohej në publik babai i vet në kohën që duhet të jepte leksione parlamentarizmi dhe qytetarie.

Për parlamentarizmin, nuk kam ç’të të them. Për qytetarinë, kjo është fjalë e huaj për ty. Ndjej mëshirë për ty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?