Anita Haradinaj flet për Alketa Vejsiun, Vera Grabockën dhe Ermal Mamaqin
Anita Haradinaj ishte e ftuar në “D Night” së fundmi, ku ka folur dhe për eksperiencën e saj në “Dance Albania” dhe produksionin e spektaklit.
Anita u ndal tek Alketa Vejsiu, Vera Grabocka dhe anëtarët e jurisë, për Alketën, Anita u shpreh:
”Alketa është yll dhe prezantuese e zonja në punën që bën,unë e njoh televizionin frymë sesi merr dhe në fakt është pak mekanike dhe do e doja më njerëzore gjënë, por në prapaskenë, prapa kamerave sillet mirë, por duke e ndjekur në ekran mund t’a gjykoj tek kjo pjesë.
Flet shpejt dhe e bën mekanikisht gjënë, por secili ka stilin e vet, televizioni nuk mund të ketë modele të njëjta prezantuesish, prandaj me siguri ajo ka të drejtë në mënyrën si prezanton.”
Për Vera Grabockën, Anita tha:
”E paparë, shumë punëtore dhe nuk kisha parë një njeri me kaq energji, punëtore dhe ambicioze saqë një ditë kur u lodha i thashë ‘moj grua a shkon ndonjë ditë në shtëpi se na lodhe, na e lodhe shpirtin’ unë aty jam për Verën dhe jo për çmimin.”
“Ermal Mamaqi është super funny seriozisht, super djalë i mirë.,Klaudia Pepa është një engjëll nuk di se çfarë të them për të.
Ilir Shaqiri ky e ka marrë shumë seriozisht këtë punë, ai flet flet, por unë i them se nuk po konkurrojmë për Akademinë e Arteve”, u shpreh Anita./infokosova/