Anjeza Shabani në gjykatë: Babi jam mirë. I ati: Bravo, e fortë të bëhesh
Mesa duket administratorja-edukatore e kopshtit në Sauk, Anjeza Shabani nuk ka kuptuar ende se ka bërë një krim të tmerrshëm dhe me pasoja katastrofike jo vetëm për djalin 3-vjeçar, por dhe për familjen e tij, e cila gjendet nën shok psikologjik.
Ndërkohë që Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për fatin e Anjeza Shabanit e cila vetëm tre ditë më parë u shfaq në një video ku dhunonte fëmijën 3-vjeçar në kopshtin që ajo menaxhonte, ajo nuk rresht së thëni se nuk është aq keq aq sa duket, por duket mirë.
Shabani ka mbërritur në Gjykatë dhe në seancë kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e saj. Ajo i ka thënë babait të saj se është mirë, ndërkohë që ai ia ka kthyerL “Bravo, e fortë të bëhesh”.
Policia e prangosi Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

