Ankandi i Ramës për zgjedhjet
Nga: Luçiano Boçi
Në të gjithë atë debat gozhdues të mbrëmshëm, ku Rama herë bukosej e herë përpiqej të rrëshqiste si gjarpër, ai tha ama një gjë krejt të sinqertë. Ishtë një lapsus tërësisht mendor. Deklaroi: “Ajo që bëj unë si kryeministër është se ankandi zhvillohet në datën 30 qershor dhe jap ofertat”. Pra Rama i trajton zgjedhjet ashtu si i mendon dhe i bën në fakt, me terma FINANCIARË.
ANKAND, OFERTË, OFERTIM, etj. Nuk thotë GARË, PROGRAM, VIZION. Pra Zgjedhjet për Ramën janë MALL që ka çmim. Me Euro, dollarë ose lekë. Nuk ka rëndësi. Ai që lëviz është çmimi i votës.
Kush jep ofertën më të lartë (çmim për votë) blen në fund, pas zhurmës së çekiçit dhe mallin (zgjedhje). Pas kësaj deklarate pjesa tjetër e emisionit ishte e kotë. Hajduti e blerësi i votave nuk heq dorë nga profesioni as në studio TV. Është e kotë të dëgjohet. Duhet shporrur! Prandaj në datë 25 ta fshijmë njeriun që nxjerr në ankand fatin e të ardhmen e shqiptarëve!
KOHA JONË SONDAZH

