Anna gishtin e mesit për sistemin apo po kruan hundën? (VIDEO)
”Arrest me burg”, dha sot gjykata e Fierit për 31-vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22-vjeç, të cilët akuzohen se grabitën një karburant në Levan dhe tentuan të vidhnin dy të tjerë. Kur Anna po dilte nga gjykata, ra në sy një gjesti i ngritjes së gishtit të mesit si për të kruar hundën, ndërsa gazetarët e pyesnin nga larg: Anna, ke gjë për të thënë?
Malaj dhe Gembi nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një karburant në Levan, ku morën 30 mijë lekë të reja, ngjarje e ndodhur më 2 korrik. Ndërsa më datat 7 dhe 15 korrik, ata tentuan të grabisin të armatosur e të maskuar dy karburante në Mallakastër dhe lagjen ‘1 Maji’ në Fier.
Historia bëri bujë, pasi 31-vjeçarja Anma Malaj, është e vetjma grua e arrestuar vitet e fundit në vendin tonë për grabitje me armë zjarri. Ata tashmë akuzohen për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
KOHA JONË SONDAZH

