Anri Bala kritika Berishës dhe kupolës drejtuese: Ngelët duke u justifikuar për humbjet e zgjedhjeve
Analisti Anri Bala, bën bëri kritika të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe kupolës drejtuese të PD-së, lidhur me rezultatet e arritura në zgjedhje. Për të drejtuesit e PD-së nuk duhet të justifikohen për rezultatin e arritur në zgjedhje, por sipas tij, duhet të bëjnë çmos për ruajtjen e demokracisë në vend.
”Këta vetëm qahen se këtyre u vidhen vota. Jo këta kanë narkoshtetin, jo vula… Mua nuk më duhen fare këto ankesa. Ti votohesh zotëri, për të na garantuar demokracinë ne. Ti nuk mund të shkatërrosh këtë familjen e madhe shqiptare, duke u justifikuar duke thënë ‘na vodhën votat’.
Ti mandatohesh që me gjithë klientelizmin që ka krijuar Rama, ty të jepet vota që të sigurosh rotacionin politik. Realiteti i PD-së është gjithmonë realitet humbës”, tha mes të tjerash Bala.
KOHA JONË SONDAZH

