“Antishpifje”, Likmeta: Orientimi europian nuk mund të vendoset në pikëpyetje nga dëshirat e Ramës
Gazetari Besar Likmeta, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, tha se e vetmja mënyrë për rregullimin e medias online në botën demokratike është vetërregullimi.
Ai u shpreh se të vetmet vende ku ekziston një rregullimin i tij, si paketa antishpifje, është Rusia dhe Singapori.
Ndërsa shtoi se orientimi evropian i Shqipërisë nuk mund të vendoset në pikëpyetje nga dëshirat e kryeministrit apo mazhorancës për të censuruar mediat
“E vetmja formë që ekziton në të gjithë botën demokratike për rregullimin e medias online është vetërregullimi. Nuk ka asnjë formë tjetër. Të vetme vende ku ekziston një formë rregullimi e tillë që fuqizon një ent administrativ si AMA për të vendosur për gjoba të rënda kundrejt medieve dhe gazetarëve, që mund ti mbyllin dhe nxjerrin ato nga tregu, është Rusia dhe Singapori.
Nëse ne kërkojmë të anëtarësohem në BE dhe Komisioni Europian na tha të tërhiqemi. Nga ky ligj nuk besoj që po tentojmë të anëtarësohemi as në një regjim që përfshin Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Orientimi evropian i Shqipërisë nuk mund të vendoset në pikëpyetje nga dëshirat e kryeministrit apo mazhorancës për të censuruar mediat.”, tha Besar Likmeta.