Antiterrori fillon hetimet ndaj ish-deputetit, “kaubojsit” Eduart Ndocaj

Ngjarja e djeshme në Kosovë ku një ish-kandidat për deputet bëri thirrje për vrasjen e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe arrestimit të tij nga policia kosovare, mësohet se ka ndikuar për të filluar hetimet nga policia shqiptare për një ish-deputet shqiptar.
Ai quhet Eduart Ndocaj, një ish-deputet karizmatik dhe ish-mik i kryeministrit Rama. Tashmë ish-deputeti mbetet një nga kritikët e tij më të ashpër.
Burime që nuk duan të identifikohen thanë se antiterrori ka filluar hetimet për disa statuse në facebook të ish-deputetit “kaubojs”, siç janë më poshtë:

Shikoni se si po tallen me studentët pederasti surrelit, shikoni se si mashtrojnë haptaz studentët rreth bursave!

TURP QE JU STUDENT SE TERHIQNI ZVARRE KETE FUNDERRIN KOMUNISTE NGA KRYEMINISTRIA.

Rifat JASHARI ben NON GRATA pederastin e suerrelit: Edi Rama të desha shumë, por tani më nuk të lejoj as Kosovën ta shohësh. Turp për ty që e prite Vuçiqin!
PLUMBI BALLIT TE PRET THOT PLAKU JASHARI.

Ndërkohë nuk dihet nëse policia kriminale do t’ia nis prokurorisë hetimet që po bën ndaj ish-deputetit.

Por dihet se ish-deputeti Ndocaj nuk pyet për presione apo shantazhe nga Rilindja. Ai ka sulmuar Edi Ramën si njeri që nuk mban premtimet ndaj popullit.

SHKARKO APP