Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:18 Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë “Qafë Thanë – Sot, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, pikë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Aktualitet E mërkurë, 28 Tetor 2026 18:39
Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A. Koçi, i njohur në rrjetet sociale me emrin “Ari Shady”, është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se ka nxitur veprime të dhunshme gjatë protestave të zhvilluara javët e fundit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 34-vjeçari dyshohet gjithashtu se ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe, duke pretenduar se jeta e tij ishte në rrezik. Përmes kësaj fushate, ai ka mbledhur pak më shumë se 10 mijë paund, ndërsa në përshkrimin e saj thuhet se paratë do të përdoreshin për të mbështetur protestën.

Një tjetër detaj i bërë publik nga Policia lidhet me një bexh që iu gjet Koçit gjatë kontrollit. Sipas autoriteteve, dokumenti përdorej për t’u paraqitur si gazetar, me qëllim shmangien e kufizimeve dhe shoqërimit nga efektivët. Bexhi është sekuestruar si provë materiale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia bën me dije se procedimi penal ndaj tij është kryer për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Ndërkohë, pretendimet lidhur me mbledhjen e fondeve dhe përdorimin e dokumentit po paraqiten nga autoritetet si dyshime. Sakaq Arjan Koçi ka reaguar me një video të postuar në Instagram për këtë situatë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”A.K, 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”,-informon Policia.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 36 minutash
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 45 minutash
Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 1 ore

Drejtoria e Antiterrorit njofton:

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 17 dhe referohen materialet për 8 raste për identifikim të autorëve, për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026:
-u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit. Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:

-A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;

-G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune. Gjithashtu, në llogarinë që dyshohet se administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;

-A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;

-O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist;

-A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

View this post on Instagram

A post shared by Arjan Koçi (@ari_shady)

Etiketat e lidhura

Arjan Koçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 36 minutash

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 45 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 1 ore

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 1 ore

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 4 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 17 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.