Anuela Ristani: Inteligjenca emocionale dhe zemërgjerësia janë forca e grave

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, uroi gratë dhe vajzat, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.

Ristani theksoi se forca e grave nuk matet vetëm me arritjet personale, por edhe me mënyrën se si ato mbështesin njëra-tjetrën dhe hapin rrugë të reja për vajzat që vijnë pas tyre.

Sipas saj, empatia, inteligjenca emocionale dhe zemërgjerësia nuk janë dobësi, por vlera që i bëjnë gratë më të forta dhe që forcojnë gjithashtu edhe shoqërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Le të vazhdojmë të ecim përpara me besim, duke krijuar më shumë mundësi, më shumë barazi dhe më shumë dritë për çdo grua dhe vajzë”, shkruan Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet në mbarë botën për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri, kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?