Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anulime fluturimesh, pritje pa fund. DW: Çfarë po ndodh në aeroporte para sezonit turistik?

Aktualitet
E hënë, 30 Maj 2022 08:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime. As inflacioni dhe zërat pesimistë pas rritjes së çmimeve javët e fundit nuk e kanë thyer dëshirën e gjermanëve për udhëtime. Operatorët turistikë gjermanë bëjnë të ditur se ka një rritje të madhe të prenotimeve për verën në prag, rritje madje që ka kaluar edhe nivelin e prenotimeve në periudhën para Coronës. Koncerni turistik, TUI bën të ditur, se të “uriturit” për diell janë gati të paguajnë edhe çmime më të larta për javët më të bukura të vitit.

Po ashtu edhe prenotimet e pushimeve të gjata apo hoteleve luksoze kanë shënuar rritje. Për prenotimet në fuqi koncernet aktuale turistike nuk do të bëjnë rritje çmimesh shtesë, për shkak të rritjes së çmimit të kerozinës. “Pushimet këtë vit duket se janë lart në listën e dëshirave të gjermanëve, pasi një kohë u desh të hiqnin dorë. Madje as rritja e çmimit të energjisë dhe inflacioni në rritje nuk e presin këtë hov”, thotë Norbert Fiebig, president i Shoqatës Gjermane të Udhëtimit, DRV.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 41 minutash
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 57 minutash
Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 2 orësh

Para pushimit skalitje e durimit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por gëzimi i pushuesve dhe ai i shoqërive të fluturimit për rritjen e numrit të fluturimeve zbehet nga radhët e gjata në shumë aeroporte europiane. Përballë numrit të lartë të njerëzve që duan të pushojnë qëndron një numër i vogël personeli. Ka muaj që kjo mungesë personeli po shkakton kaos në disa aeroporte në Gjermani dhe vende të tjera të Europës. Në Hanover psh të prekur janë udhëtarët që marrin fluturimet e vona të natës në drejtim të Turqisë dhe Greqisë dhe destinacioneve të tjera në Mesdhe. Shpesh ata përballen me radhë jashtëzakonisht të gjata në check-in apo kontrollet e sigurisë. Edhe në aeroportet në landin NRW gjendja nuk është më e mirë. Pjesërisht janë krijuar radhë deri në 300m të gjata, shkruan portali gjerman “Redaktionsnetzwerk”, RND.

Prej javësh lufton me probleme të mungesës së personelit edhe aeroporti Schiphol, Amsterdam ku udhëtarët është dashur të presin deri në tre orë para kontrolleve të sigurisë, me radhë që dilnin deri në rrugë. Për këtë arsye Shoqëria e fluturimit, KLM ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme shitjen e biletave. Vetëm biletat e shtrenjta janë të disponueshme, ka bërë të ditur një zëdhënës.

Radhë të tilla shumë të gjata janë parë sidomos në aeroportet britanike. Shoqëria e fluturimit Easyjet për dy javët e ardhshme ka anuluar 200 fluturime. Kjo është e nevojshme, për të mundësuar shërbimin e duhur, është shprehur Easyjet. Deri në 6 qershor do të preken nga ky anulim 24 fluturime në aeroportin Gatwick, shkruan dpa. Edhe British Airway ka anuluar nga prilli 1400 fluturime.

Lufthansa reagon

Edhe shoqëria më e madhe gjermane e fluturimit, Lufthansa reagon duke reduktuar planin e fluturimeve. Një zëdhënës i Lufthanës bën të ditur për portalin RND, se Lufthansa do të anulojë lidhje të brendshme të fluturimit, “për të mënjanuar ngushticat operative” në aeroporte. Kjo është e nevojshme për shkak të mungesës së personelit në aeroporte.

Mungesë 20% e personelit

Problemet e mungesës së personelit prekin shërbimet e sigurisë dhe shërbimet e tjera të trajtimit të pasagjerëve. “Në të gjitha aeroportet mungojnë persona të shërbimit, që merren me përgatitjen e pasagjerëve për udhëtim, rreth 20% më pak e këtij personeli në krahasim me periudhën para Coronës”, ështe shprehur Ralph Beisel, drejtori i Shoqatës së Gjermane të Punës në Aeroporte”, për portalin RND. Kjo bën që të ketë vonesa në check-in, në ngarkimin e valixheve, dhe kontrollin e sigurisë. Po ashtu për shkak të këtyre mungesave të personelit, shumë pasagjerë presin gjatë edhe për marrjen e valixheve.

Sipas Beisel, ka përpjekje të mëdha për ta zbutur situatën, aty ku ka mundësi. “Në pikat kritike shumë aeroporte kanë shtuar punonjësit, psh përmes floor-walker, persona që ndihmojnë udhëtarët që presin dhe i orientojnë.

Kaos para verës?

Nuk është e sigurtë, nëse deri në verë aeroportet do të rekrutojnë personel të ri. Ekspertët e quajnë këtë si jo të mundshme. Fraport, në Aeroportin e Frankfurtit kërkon t’i përgatisë udhëtarët për probleme gjatë verës. Edhe në verë do të ketë probleme me fluturimin, sepse edhe në këto muaj në këtë aeroport nuk do të jetë në dispozicion 100% e personelit. Në verë priten që fluturime të caktuara të anulohen ose të shtyhen në mënyrë që të shmanget kaosi në aeroporte.

Vetë pasagjerët mund të ndihmojnë duke kryer check-in online dhe të japin të gjitha valixhet, që të mos ketë shumë për t’u kontrolluar në kontrollet e sigurisë. Po ashtu informimi paraprak ndihmon që të zbuten disi radhët e gjata. Shumë vende ende kërkojnë test negativ të Coronës, kështu që përgatitja e dokumenteve paraprakisht i shkurton kohë personelit në kontrolle. Disa shoqëri ofrojnë shërbimin e dhënies së valixhes një natë më parë, edhe ky shërbim shkurton kohë, mjafton një telefonatë tek shërbimi i klientit të shoqërisë së fluturimit për të shkurtuar kohë për të nesërmen./DW

Etiketat e lidhura

anulimefluturime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 30 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 41 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 57 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.