FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anulime rezervimesh në Vlorë, sektori i turizmit shpreh shqetësim

Sezoni turistik në Vlorë ka nisur me tregues pozitivë, duke shënuar një rritje prej rreth 13% gjatë muajve mars, prill dhe maj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, operatorët turistikë dhe bizneset e akomodimit po shprehin shqetësime për ndikimin që mund të kenë zhvillimet e fundit në vend mbi ecurinë e sezonit.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, ditët e fundit janë regjistruar raste të anulimit të rezervimeve nga turistë të huaj, të cilët kanë kërkuar më shumë informacion lidhur me situatën në Shqipëri. Kreu i operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj, deklaroi se çdo pasiguri apo perceptim negativ për vendin mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimet e turistëve për të zgjedhur Shqipërinë si destinacion pushimesh.

Gjatë një takimi të zhvilluar mes operatorëve turistikë, u shpreh shqetësimi se protestat e vazhdueshme mund të kenë pasoja jo vetëm për industrinë e turizmit, por edhe për sektorë të tjerë të ekonomisë që lidhen me të. Sipas tyre, imazhi i vendit është ndërtuar me përpjekje të mëdha ndër vite dhe çdo zhvillim që krijon pasiguri mund të reflektohet në uljen e interesit të vizitorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, turistët që ndodhen aktualisht në Vlorë kanë reagime të ndryshme lidhur me situatën. Disa prej tyre deklarojnë se protestat nuk ndikojnë në planet e tyre të udhëtimit dhe se nuk ndihen të rrezikuar. Vizitorë nga Polonia shprehen se janë informuar për protestat përpara se të mbërrinin në Shqipëri, por kjo nuk i ka penguar të vizitojnë vendin dhe të shijojnë bukuritë natyrore që ofron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa disa turistë pranojnë se situata mund të krijojë një perceptim jo plotësisht pozitiv, shumica theksojnë se nuk kanë hasur probleme gjatë qëndrimit të tyre.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga operatorët turistikë, pritshmëritë mbeten optimiste. Sektori shpreson që Shqipëria të regjistrojë një tjetër sezon të suksesshëm, pas vitit rekord kur vendi u vizitua nga më shumë se 12 milionë turistë të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?