Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Apeli amerikan dhe i Presidentit Meta: Mos prekni votën! Mos votoni kriminelët!

Apeli amerikan dhe i Presidentit Meta: Mos prekni votën! Mos votoni kriminelët!

Aktualitet
E martë, 30 Mars 2021 07:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nisja e fushatës elektorale ka vënë në lëvizje ndërkombëtarët për të monitoruar mbajtjen e zgjedhjeve me standarde dhe garantimin e votës. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar dje një sërë takimesh me drejtues të institucioneve ndërkombëtare që do të vëzhgojnë zgjedhjet. Diplomatja e SHBA është takuar dje me drejtuesen e misionit të OSBE për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë, Urszula Gacek. Diplomatja Kim ka bërë të ditur se në procesin e 25 prillit, veç vëzhguesve të OSBE në shumë zona të vendit do të jenë dhe vëzhgues të Ambasadës Amerikane. Në rolin e vëzhguesit në këto zgjedhje do të jetë dhe vetë ambasadorja e SHBA. “Diskutuam me Ambasadoren Urszula Gacek, kryetare e OSBE  për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri përgatitjet për zgjedhjet 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit”,- shkruan Yuri Kim në një postim në Facebook. Pas takimeve me vëzhguesit e huaj, ambasadorja e SHBA ka bërë një mesazh të fortë dhe për votuesit shqiptar. “Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TI duhet të zgjedhësh të ardhmen tënde”,- shkruan ambasadorja e SHBA në një postim në rrjetet sociale, teksa u bën thirrje që të denoncojnë çdo rast të shitblerjes së votës. Mesazhi i ambasadorëve  vjen në kohën që partitë kanë nisur fushatën dhe listat e kandidatëve janë mbyllur. Deklarata për të mos ua dorëzuar fuqinë politike kriminelëve, nënkupton se për SHBA në këto zgjedhje, në listat e kandidatëve ka kriminelë dhe persona me precedentë të rrezikshëm penalë. Ashtu sikurse nënkupton se nuk duhet të shesin votën askujt. Dihet se Rilindja ka dhënë prova të dokumentuara për blerje votash me bandat kriminale. Pra mesazhi amerikan shkon për të gjitha partitë, por veçanërisht për pushtetin. Qëndrimet e Yuri Kim tregojnë se angazhimi i Ambasadës dhe SHBA në këto zgjedhje do të ketë karakterin e një misioni special. Janë të paktën dy raste publike, kur kryeministri Edi Rama ka dalë hapur kundër SHBA lidhur me zgjedhjet dhe tashmë SHBA ka vendosur që të ketë në monitorim gjithë mënyrën sesi qeveria do të sillet në këtë proces. Përplasja e parë e kryeministri Edi Rama me SHBA ishte ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor dhe rrëzimi i marrëveshjes së 4 qershorit mes PS dhe opozitës jashtëparlamentare. Megjithë thirrjet për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme, kryeministri miratoi një Kod Zgjedhor të njëanshëm me synimin për të fituar zgjedhjet në tavolinë. Pas këtij konflikti, kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të hapur me ambasadoren e SHBA për futjen e personave me precedentë penalë në listat e kandidatëve. Megjithë thirrjet e përsëritura për të larguar emra të caktuar nga kandidimi, kryeministri përdori truke ligjore duke ju shmangur përgjegjësisë përballë kërkesës së SHBA. Ndërkohë veç tentativave për kundërshtuar ndërkombëtarët për zgjedhjet, janë dhe lëvizjet e fundit të Edi Ramës në politikën e jashtme që kanë alarmuar amerikanët. Raportet e vasalitetit me Turqinë, loja me vaksinat ruse duke i rënë nga Arabia Saudite për në Pekin dhe kontrata me kompaninë kineze për të ngritur një fabrikë barnash në Shqipëri, janë çështje që nuk kanë kaluar pa vëmendje lidhur me orientimin strategjik të Shqipërisë. Të gjitha këto lëvizje kanë ngritur alarmin jo vetëm te SHBA, por dhe BE, lidhur me modelin qeverisës të Edi Ramës. Pasi Rilindja ka mashtruar disa herë ndërkombëtarët për paktet e politikës së brendshme dhe pasi po ndryshon orientimin e politikës së jashtme, askush në Uashington dhe Bruksel nuk beson se kjo qeveri ka vullnetin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj dhe misionet e vëzhgimit ndërkombëtar do të jenë më të pranishme se kurrë gjatë fushatës dhe më 25 prill. Ndërkohë që thirrjet publike drejtuar qytetarëve që të mos shesin votën dhe të mos votojnë kriminelët, pavarësisht paanshmërisë diplomatike duke qartë se kanë vetëm një adresë, Rilindjen! Nga ana e tij Presidenti Republikës Meta kërkon që qytetarët ta kthejnë 25 prillin si Referendum Popullor kundër mafies, oligarkëve dhe kundër varfërisë. Ai ka deklaruar se kushdo prek votën do marrë ndëshkim shembullor publik e ligjor.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Tani

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 30 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.