Apeli e liroi/ SPAK do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs për kardiologun Priftin
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit do t’i drejtohet Gjykatës së lartë për të kërkuar rekurs të vendimit të Gjykatës së Posaçme te Apelit lidhur me kardiologun Edvin Priftin.
Kjo gjykatë e ndryshoi masën e sigurisë për shefin e kardiokirurgjise Prifti nga arrest me burg, në pezullim detyre.
SPAK është është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit dhe brenda afatit 15 ditor do t’i drejtohet Gjykatës se Lartë.
Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës.
Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e shtëpi.
Arrestimi i tij u bë disa ditë më parë, pas hetimit disa mujor të SPAK, ku së bashku me të u prangosën edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore për lirimin e një tjetër të dënuari, Saimir Petani.
Mes të arrestuarve ishin edhe sekretarja e gjykatës, Emanuela Mallkuçi eksperte shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë korrupsioni bënin lirimin e të dënuarve.