Apeli i Dhjetoristes ’90-të: Nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e të gjithë të afërmit, t’i bashkohemi studentëve!

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, e cila ka qenë një ndër studentet e Lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 që u ngujua madje edhe në grevën e famshme të urisë, që solli dhe ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri apelon për bashkim të të gjithëve në mbështetje të studentëve që prej ditësh kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit.

“Mbështetje pa kursim për studentët. Sot i gjithë qyteti i Tiranës, nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit, e të gjithë të afërmit, duhet t’i bashkohemi studentëve. Ashtu si në vitet 90’ kur qytetarët e Tiranës mbështetën fëmijët e tyre në betejën për rrezimin e diktaturës, sot duhet t’i mbështesim studentët në betejën e tyre dhe t’i lëmë gjithë hapësirën të na udhëheqin në idealet ku ata besojnë. Mbështetjen pa kursim ja kemi borxh djemve dhe vajzave tona që nuk i dhamë dot një të ardhme më të mirë. Sot duhet të japim zemrën tonë në betejën e tyre. Të gjithë me studentët”- shprehet në mesazhin e saj, Mesila Doda!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?