Apeli i Presidentit Meta: Listat të hapen 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve të politikës që të hapin listat 100% për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit mes kritikash, thekson se Kuvendi nuk duhet të degradohet kështu, ndërsa shton se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Reagimi i plotë
Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.