Apeli kthen në qeli abuzuesit me pronat

Gjykata e Apelit Durrës, ka kthyer në burg katër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Ata gëzuan lirinë e tyre vetëm një muaj, pasi mbrëmjen e së mërkurës ata janë riarrestuar sërisht në burg, për shkak se gjykata urdhëroi arrestimin e Nezir Leçinit, Dritan Kazazit, Aldo Kila dhe Agron Xhelezit.

Vendimi i Apelit rrëzonte poshtë vendimin e gjykatës së Kavajës dhe më konkretisht të gjyqtarit Paulin Çera, i cili në muajin shtator 2018 vendosi ti ndryshojë masën e sigurisë katër personave të sipërcituar, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Policia e Kavajës realizoi mbrëmjen e mërkurë arrestimin e katër personave të akuzuar nga prokuroria për tjetërsimin e 56 ha tokë në zonën e Spillesë. Ndërkohë që dy personat kryesorë të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Kavajës, Seid Cikalleshi dhe Ilir Kaja, vijojnë të jenë të lirë, pasi Gjykata e Apelit Durrës vendosi që ata të qëndrojnë në masë sigurimi “arrest në shtëpi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?