Apeli lë në burg policin Roland Meta

Efektivi i policisë Roland Meta i prangosur nën akuzën e vrasjes së Artur Bazes mbrëmjen e 5 janarit pas shkëmbimit të zjarrit në Rrugën e Kavajës do të qëndrojë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori Nezir Gjoka argumentoi në seancën se Meta paraqet rrezikshmëri shoqërore pasi vrasjen nuk e ka kryer për vetëmbrojtje, por me dashje e për këtë arsye duhet të mbetet në burg.

Kjo masë u kontestua nga mbrojtja e Metës, pasi sipas tyre ai ndërhyri me armë për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe të tijën, teksa u ndodh rastësisht kur Baze qëlloi për të vrarë Pajtim Serianin.

18 ditë pas atentatit ndaj Serianit, ku i plagosur mbeti dhe vetë polici Roland Meta motivet e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura dhe hetimet kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në pranga janë dy kushërinjtë Hoxhallari nga Tirana.

SHKARKO APP