FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apeli nga Avokati i Popullit: Asnjë qytetar i diskriminuar nuk mund të lihet vetëm nga institucionet

Avokati i Popullit informoi sot se po ngre kapacitetet e institucionit për të trajtuar ankesat dhe për të monitoruar institucionet publike sipas standardeve më të larta evropiane në mbrojtjen e qytetarëve nga racizmi dhe diskriminimi.

Në njoftimin e Avokatit të Popullit, thuhet se “përfaqësues të institucionit, së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfunduan një program të specializuar mbi luftën kundër racizmit dhe diskriminimit”.

Ekipi i Avokatit të Popullit bën me dije se po thellon zbatimin praktik të parimeve të barazisë në punën e përditshme me qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Avokatit të Popullit, ky angazhim u përgjigjet edhe gjetjeve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), të cilat kanë theksuar nevojën për kapacitete më të forta institucionale në Shqipëri. Programi u zhvillua me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Popullit mbetet i angazhuar që çdo qytetar i diskriminuar të gjejë një institucion që e dëgjon dhe vepron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?