Apeli për bombolat e gazit, zjarrfikëset: Shmangni pikat e palicencuara

Ulja e temperaturave dhe afrimi i stinës së dimrit rrit konsumin e gazit për ngrohje në familjet shqiptare. Marrë shkas nga eksperiencat e viteve të fundit, ku bombolat e pakolauduara janë bërë burim kryesor i zjarreve në banesa, shërbimet zjarrfikëse kanë një apel për qytetarët.

“Shikojmë që ka një tendencë për mbushjen dhe rimbushjen e bombolave në pika të palicencuara. Apeli ynë për qytetarët është të mos i mbushin bombolat në autogaze, pasi kjo është e rrezikshme për jetën dhe pronën e tyre”, tha Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë.

Gjithashtu shërbimi zjarrfikës ka ushtruar inspektime edhe në institucionet arsimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këto institucione ka nevojë për më shumë pajisje kundër zjarrit, megjithatë situata është e kënaqshme. Vjet kemi pasur dy zjarre në një kopsht dhe një gjimnaz, të cilat janë shuar nga vet stafi dhe nxënësit”, tha më tej Shkëlqim Goxhaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit vijon trajnimet me nxënësit e shkollave të mesme për reagimin në situata zjarri. TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?