Apeli shpall vendimin për “Ballistin”, nëna e tij qan në seancë

Gjykata e Apelit ka lënë në arrest me burg Ismail Morinën, duke mos ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij.

Avokati i tij, Ardian Visha është shprehur pas seancës se do të bëjë rekurs të vendimit.

Më herët, gjatë seancës Visha tha se Morinës nuk i është ofruar mbrojtje dhe për këtë është detyruar të vetëmbrohet. Sipas tij, Morina ka marrë kërcënime të ndryshme pas hedhjes së dronit në Beograd,

“Ekstremistë kanë deklaruar se paguajnë deri në 1 milionë euro për të vrarë Ismail Morinën”, është shprehur Visha. Më tej shtoi:  “Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, por pa shpresë të madhe, pasi nuk ka shumë shpresë kur ka qëndrim të njëjtë të mbajtur në dy shkallë. Në do të përmbushim të drejtën procedurale”- tha ai.

Vetë Morina është shprehur se kërkoi mbrojtje nga Ministria e Brendshme dhe ndërrim identiteti por nuk iu pranua.

Ai tha se mbante dy pistoleta, pasi njëra prej tyre nuk ishte teknikisht e sigurt. 

Nëna e Ballist Morinës nuk i ka përmbajtur lotët sot kur djali i saj është shfaqur në seancën gjyqësore për të apeluar masën e sigurisë.

Në gjyq ishte edhe motra e autorit të dronit të Beogradit, Ismail Morina.   

I njohur si “Ballisti”, Ismail Morina u arrestua  një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi në makinën e tij u gjetën dy pistoleta. Bashkë me të u prangosën edhe tre të tjerë, që u lanë më pas të lira pas armës posedoheshin nga Morina.  

SHKARKO APP