Apelon vendimin, mjeku Prifti kërkon lirinë dhe kthimin e parave të sekuestruara. Avokati: Janë të gruas së doktorit
Mjeku kardiolog, Edvin Prifti, ka ankimuar përmes avokatit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e GJKKO, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” .
Në ankim thuhet se vendimi i GJKKO ndaj mjekut është i pambështetur në prova. Avokati e quajti të paligjshëm
Paligjshmëria e pjesës përmbajtësore të vendimit: Prokuroria e mbështeti kërkesën e saj për zëvendësimin rëndues të masës së sigurimit, të zbatuar ndaj të hetuarit Edvin Prifti, në argumentimin se pas ekzekutimit të vendimit për kontrollin e zyrës dhe të banesës së tij, për shkak të gjetjes dhe të sekuestrimit të sasive të rëndësishme monetare.
Ritheksojmë se një pjesë e të hollave (56.850 euro, 7600 USD dhe 3.395.000 lekë) nuk u gjetën në zyrën e tij, por pas kontrollit vetjak, në çantën e tij të lap-topit, I cili në thelb është një akt I paligjshëm, sepse gjykata nuk kishte disponuar me vendim për kontrollin e tij personal. Sikundër dihet, pjesa tjetër e të hollave (200.000 euro dhe 12.040.000 lekë) u gjetën gjatë kontrollit të apartamentit të tij” thuhet në argumentet e palës mbrojtëse.
Gjithashtu avokatët mbështesin argumentin se nuk është e paligjshme mbajtja e të hollave në shtëpi.
Pra sipas akuzës dhe gjykatës, mbajtja e një sasie të hollash në banesë përbën krim dhe pikërisht krimin e parashikuar nga neni 287 I KP. Theksojmë se ky fakt nuk përbën vepër penale sipas ligjit të shtetit shqiptar. Nuk gjen dot asnjë sispozitë të pjesës së posaçme të Kodit Penal që të penalizojnë mbajtjen e parave kesh, si një fakt I dënueshëm penalisht.
Ku qëndron argument i parandalimit të posaçëm të akteve të paligjshme me natyrë si ajo për të cilën po hetohet Prifti, në rastin kur ai do të lejohej të operonte në klinika private?”
Parate e gruas se doktorit
Ne dokumentet e avokateve thuhet se paratë i përkisnin bashkëshortes E. P dhe buronin nga marrëdhënie juridike për shitjen e pjesës trashëgimnisë nga babai me vlerë 350.000 euro. Kjo pronë i ishte shitur motrës së saj, A.H
“Një prone me sipërfaqe 2000 m2, nga e cila 435 m2 “ndërtesë”. Prona ndodhet në Priskë e Madhe (Dajt) dhe njihet me emrin “Kompleksi Triada” (bar, restorant, hotel). Kompleksi do tu shitej pronarëve A.H dhe K.S me një akt marrëveshje të firmosur mes palëve më 23 dhjetor 2020. Paratë janë dhënë në dorë, jashtë bankave. “
Çfarë kërkojnë avokatët?
Kërkohet nga Apeli shfuqizimi i kësaj mase sigurie dhe vendosja e masës detyrim paraqitje si dhe kthimin e sasisë mnonetare, pasi sipas avokatit nuk janë prova apo sende që lidhen me veprat penale për të cilat mjeku po hetohet.
– Kërkojmë shfuqizimin e masës të pezullimit nga detyra
- Korrupsionit pasiv dhe masës së arrestit me burg
- Të konstatohet paligjshmëria e kontrollit vetjak, zyrës dhe banesës
- Ti kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara.