Aplikacioni që lidhte ”Boss”-at e krimit, Artan Hoxha: Shqiptarët në top-listë
Aktualitet E Hënë, 17 Gusht 2020 22:13
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një artikull të mediave ndërkombëtare, të cilat shkruajnë për aplikacionin që përdoret nga boss-at e krimit dhe që u vjen në ndihmë për fshehjen e të dhënave të tyre. Përmes një statusi në facebook, Hoxha shkruan se ky aplikacion EncroChat është thyer para dy muajsh nga shërbimet policore franceze, holandeze dhe britanike për të goditur krimin e organizuar dhe narkotrafikun.