Aplikimi online “Shtëpia ime”/ Qytetarëve që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të drejtohen në këto sportele. Dokumentet që duhet të kenë me vete

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët e saj, të cilëve iu jaën dëmtuar banesat nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, që të drejtohen në sportelet që ka hapur bashkia dhe njësitë administrative.

Në njoftim saktësohen edhe dokumentet që duhet të ketë çdo qytetar, me qëllim që të aplikojë në këto sportele.

Njoftimi i Bashkisë Durrës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtohen sportelet brenda dhe jashtë njësive administrative për aplikimin online “Shtëpia ime”

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Durrësit shton numrin e sporteleve për aplikimin online.

“Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit, brenda dhe jashtë njësive administrative për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit.

Janë 56 sportele në njësitë administrative por edhe jashtë tyre ku banorët e Durrësit mund të aplikojnë. Sportelet e shtuara jashtë njësive administrative janë në godinat e ndërmarrjes Komunale Plazh, ish Parku i Autobuzëve, ndërmarrja Rruga Shkozet dhe drejtoria e Policisë Bashkiake.

Në shërbim të qytetarëve në të gjitha sportelet janë punonjës të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të cilët do të punojnë me orare të zgjatura. Orari i sporteleve për aplikimin online është çdo ditë ora 08.00-18.00.

Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele me kartën e identitetit dhe një dokument pronësie të shtëpisë. Ky proces i aplikimit online po vijon me intensitet ku deri tani kanë aplikuar rreth 350 qytetarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?