FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aplikimi për ndihmën financiare, DPT: Video demostruese për procedurën që duhet të ndiqni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike një video demostruese për mënyrën e aplikimit të ndihmës financiare.

Hapi i parë që kërkohet për individët që duan të aplikojnë për ndihmën financiare është regjistrimi nëpërmjet një emri përdoruesi dhe fjalëkalimi. Më pas, përdoruesit duhet të shkojnë në dritaren “eFilling” dhe të zgjedhin “çështjet e mia”, për të krijuar çështjen për kërkesën e përfitimit të ndihmës financiare.

Më tej, do të krijohet çështja me një numër përkatës, i cili pasi të klikohet kërkon plotësimin e të dhënave, ndër të cilat edhe banka përkatëse dhe numri i llogarisë. Pas opsionit “ruaj dhe dorëzo”, kërkesa do të përfundojë me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një deklarate të Ministrit Arben Ahmetaj, “paketa financiare 2”, e vënë në dispozicion për situatën e pandemisë së COVID – 19, krijon mundësinë e përfitimit nga fondi 5.8 miliardë lekë për 3 muaj, për më shumë se 123 mijë qytetarë. /Scan

Swiss Digital Mobile Reklama
Mënyra e aplikimit për përfitim të ndihmës financiare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?