A po shpërndan qindra mijëra euro një kryetar partie e re?!
Sondazhet janë bërë modë elektorale për të fituar euro, natyrisht që ka edhe kompani serioze të cilat nuk turren nga eurot por nga kredibiliteti. Ndërkohë ka informacione mediatike se një kryetar partie e re po shpërndan euro me shumicë për të dalë në media dhe në sondazhe si ndër të pëlqyerit e publikut.
Po të shikosh se çfarë shkruajnë në komente për këtë kryetar partie të re të ikën mendja; euro për portalet, euro për mediat e mëdha, euro për takimet.
Ndërkohë Koha Jone po investigon dhe kur të arrijë në fakte të padiskutueshme do t’ia kalojë SPAK
KOHA JONË SONDAZH

