Apokalips në Mesdhe. Mbytet peshkarexha me emigrantë: Flitet për 700 të vdekur, vetëm 28 të mbijetuar

 

Sipas 28 të mbijetuarve,  700 persona mendohet të kenë vdekur kur një anije peshkimi e mbushur me emigrantë nga Afrika është përmbysur ndërsa po udhëtonte për në ishullin e Lampeduzas, në orët e mbrëmjes së 18-19 prillit 2015. Anija u mbyt në kanalin e Siçilisë, rreth 60 milje larg brigjeve të Libisë.

Skuadrat e shpëtimit nga Italia por edhe Malta janë duke kryer operacionin e shpëtimit.

Nëse këto shifra do të konfirmohen bëhet fjalë për tragjedinë më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e emigracionit.

 

Ora 11: 29 UNHCR: 1000 të vdekur në 10 ditë në Mesdhe

Nëse bilanci i kësaj tragjedia konfirmohet atëherë bilanci i të vdekurve në Mesdhe në 10 ditët e fundit shkon në mbi 1000 persona. E konfirmon për Skytg24 Carlotta Sami, zëdhënëse e UNHCR-së. “Ajo që ndodhi sot është një tragjedi e madhe e cila konfirmon nevojën për një ndërhyrje europiane për të marrë masat e duhura të ndihmës” tha ajo.

SHKARKO APP