Arben Frroku del nga burgu (VIDEO)

Gjykata e Krimeve të Rënda shpall të pafajshëm biznesmenin Arben Frrokun për akuzën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt më 24 shkurt të vitit 2013, 100 metra larg shtëpisë së tij. Vendimi u dha sot në orën 15:00.

Ndërsa në oren 17:55 ai ka lënë qelinë e burgut 302 në Tiranë, për t’iu bashkuar familjes së tij. Arben Frroku nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mediat, ndërsa kanë qenë të shumtë familjarë dhe të afërm që e prisnin jashtë.

Trupi gjykues i kryesuar nga Dritan Halluni lexoi të argumentuar vendimin ndërsa pas tij familjarët duartrokitën .

MOMENTET E DALJES NGA BURGU TE FRROKUT VIDEO

SHKARKO APP