Arben Frroku shpallet i pafajshëm, kurse deputeti Mark Frroku arrest nga Gjykata e Lartë

Vellai i deputetit Frroku, Arbeni qe ishte akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, u shpall i pafajshem nga gjykata e krimeve te renda, ndersa tani Gjykata e Larte vendosi arrest me burg per deputetin. Prej ores 10 deputeti ishte ne Gjykaten e Larte dhe me  ne fund Gjykata e Larte ka vendosur. Pra deputeti Frroku shkon ne burg, kurse biznesmeni Frroku (vellai) shpallet sot i pafajshem. Avokatët e deputetit Mark Frroku u shprehen se çeshtjen do ta dergojme ne Gjykaten Kushtetuese.

Arben Frroku , vellai i deputetit Mark Frroku, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, u lirua ne sallen e gjykates se krimeve te renda. U shpall i pafajshem.

Nderkohe vellai i tij deputeti Mark Frroku po gjykohet ne keto momente ne Gjykaten e larte. Ndersa Arben Frroku mbahej ne burg prej 13 muajsh dhe u lirua ne keto momente. Prokuroria e Krimeve te Renda kishte kerkuar burgim te perjetshem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013 në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e sotme, Gjykatësi Dritan Halluni nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për burgim të përjetshëm, por e ka shpallur atë të pafajshëm.

Në ndryshim nga 48 seancat e mëparshme, gjyqtari Halluni ka lejuar kamerat duke lexuar të plotë vendimin përfundimtar të gjykatës. Në bazë të këtij vendimi, gjykata ka hedhur poshtë edhe dëshminë e bërë nga dëshmitarit të ngjarjes Arben Ndoka.

Sipas gjykatës, nisur nga pamjet filmike, Arben Ndoka ka kaluar në vendin e ngjarjes 4 minuta pas vrasjes dhe trupi i pajetë është marrë nga personat në ngjarje për ta dërguar në spital. për gjykatën kjo është e mjaftueshme për ta hedhur poshtë deklaratën e dëshmitarit Ndoka.

Në vendimin e saj gjykata është shprehur se eksperimenti kohor i papërfillshëm or gjykatën në harkun kohor të paraqitur.

Ora 15:15 Avokati: Jemi të kënaqur, do të kërkojmë dëmshpërblim

"Gjatë seancave gjyqësore u provuar se Arben Frroku nuk kishte lidhje dhe në momentin që ndodhi vrasja ai ishte në Selanik. Jemi të kënaqur me këtë vendim dhe nga ana tjetër Prokuroria me argumente që nuk qëndrojnë, që të jetë objektivisht edhe në Tiranë edhe në Selanik nuk mund të kishte kryer vrasjen. I ndjeri ka pasur lidhje edhe me shumë persona të tjerë dhe Prokuroria duhet të kishte hetuar edhe në pista të tjera. Jam shumë i kënaqur për Arben Frrokun dhe për vuajtjet që ka kaluar. Besoj që patjetër do ta orientojmë në këtë drejtim për të kërkuar dëmshpërblim." -tha avokati i Frrokut. 

VENDIMI I GJYKATES VIDEO

Pra njeri vella del nga burgu, kurse tjetri hyn ne burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?