Arbër Lleshi: Jemi kundër dhunës ndaj policisë, por as ata nuk mund të na dhunojnë ne
Një prej protestuesve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm, Arbër Lleshi tha sonte përballë Kryeministrisë, se të gjithë janë kundër dhunës ndaj policisë, ndërsa vijoji me akuzat se po efektivët i kanë dhunuar gjatë kohës që ishin të shoqëruar në komisariat.
”Të gjithë djemtë që ishin të shoqëruar në komisariat, përfshirë edhe Ervin Gegën, i cili sot ishte në arrest shtëpie, sepse ishte aq i zemëruar nga ky pushtet sa ka goditur makinën e policisë me hekur. Jemi kundër dhunës ndaj policisë, por gjithashtu policia nuk mund të dhunojë protestuesit.
Të gjithë ata që kanë ngritur akuza dhe kanë hapur çështje penale në prokurori ndaj protestuesve, kemi të bëjmë me përndjekje kolektive. Të 19 personave u është shkruar e njëjta akuzë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me institucione që koordinohen për të përndjekur qytetarë.
Sot dhe dje, protestuesit që sapo janë liruar nga masa e paraburgimit kanë filluar të përndiqen përmes prindërve të tyre, për shkak se punojnë në administratë. Nëse dikush do të guxojë të pushojë nga puna familjarët e protestuesve vetëm sepse ata kanë dalë në protestë, do ta shohë reagimin e qytetarëve dhe të ligjit. Drejtësia vonon, por nuk harron”,-tha Lleshi.
KOHA JONË SONDAZH

