Arbian Mazniku: Na ftoi kompania private, i pagoi të gjitha investitori

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi skandalin e darkës luksoze në Dubai. “Edhe unë nëse do kisha parë lajmet nga mënyra se si dukej dhe si është portretizuar darka në mënyrë të padrejtë, do isha revoltuar. E mirëkuptoj mërzinë dhe inatin që kanë kur informacioni del jashtë kontekstit,” tha Mazniku.

Ai e pranoi se ishin ftuar nga një kompani private dhe se ata i kishin paguar të gjitha. “Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro”. Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë. Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë”,- tha Mazniku.

SHKARKO APP