“Ardi Veliu nuk ikën”, Shpëtim Idrizi: Rama synon të tregojë se vendimet i merr ai

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në i ftuar në studion e  ABC foli për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë dhe protestave të zhvilluar në vend.

Idrizi u ndal tek dorëheqja e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm pas protestave, duke theksuar se shfrytëzoi ngjarjen për të dhënë dorëheqje morale.

“Sandër Lleshaj është aty si zgjidhje personale e Edi Rama, pra nuk ka grisur këpucët për PS. Në këtë stil janë edhe treçereku i ministrave. Me ardhjen e Lleshajt u thelluar më shumë agresiviteti i policisë. Kryeministri e ka lidhjen e shkurtër me drejtorin e policisë, ndërsa Lleshaj kishte për tu larguar nga ai post dhe shfrytëzoi këtë rast si dorëheqje morale”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Idrizi tha se kryeministri Rama ka treguar arrogancë në këto vite qeverisje dhe sipas tij me refuzimin e kërkesës për dorëheqjen e këtij të fundit synon të tregojë se vendimet apo shkarkimet i realizon si të dojë dhe kur të dojë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një vend që nuk ka shpresë, që dalin minoren që protestojnë se, baballarët janë kapur për bukën e gojës. Unë këtu kam parë të japësh dorëheqjen, por s’të lë të ikësh. Më këtë arrogancë ky njeri dhe ky pushtet është për tu ndërruar urgjent. Rama do të tregojë se i heq dhe iu vendos kur dojë ai dhe jo kur duhet”, tha më tej ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?