FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ardi Veliu: Të afërmit që presin njerëz në Rinas të telefonojnë në numrat 112 ose 119

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, deklaroi sot se të afërmit që presin njerëz nga zonat jo të kuqe e shkojnë për në Rinas, duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 119.

Në një dajlje publike para mediave, Veliu, ndër të tjera deklaroi se të afërmit duhet të japin detaje për personin që po vjen dhe orarin kur zbret në Aeroportin e Rinasit.

“Dje ishin 100, ndërsa edhe sot janë konstatuar 100 persona që kanë hyrë nga Italia kryesisht. Të gjithë qytetarët të respektojnë thirrjen për vetë-karantinim, pasi është në interes të tyre dhe të komunitetit. Policia e Shtetit do marrë masa që të ndërpriten transportet urbane. Qytetarët të respektojnë rregullat, të bëjnë të zbatueshëm detyrimin.
Do të lejojnë të qarkullojnë vetëm ambulancat, mjetet që kanë nevoja thelbësore. Ne po i përgjigjemi me rigorozitet situatës. Personat që presin njerëz në Rinas nga zona jo të kuqe, duhet të telefonojnë në 112 ose 129, të japin informacion të hollësishëm dhe orarin”, tha Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?