Ardi Veliu, vizitë në Gjermani: Bashkëpunim me policinë bavareze

Në Mynih të Bavarisë, delegacioni i Policisë së Shtetit, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu u takua me Drejtorin e Policisë së Bavarisë, Wilhelm Schmidbauer.

Schmidbauer i cilësoi marrëdhëniet e deritanishme si të shkëlqyera, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj bavareze. Ai u shpreh se ky bashkëpunim ka qenë mjaft efektiv dhe theksoi rëndësinë që ka thellimi i mëtejshëm.

Në emër të Policisë bavareze ai u shpreh i gatshëm të ofrojë eksperiencën, asistencën dhe mbështetjen e plotë për Policinë e Shtetit përmes trajnimeve dhe duke sjellë ekspertë bavarezë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori Veliu vlerësoi ndihmën dhe eksperiencën e ofruar nga koleget bavarezë. Ai gjithashtu shtoi se Policia bavareze konsiderohet një model për Policinë shqiptare. Sipas tij, Bavaria e Gjermania janë partnerë strategjikë, ndaj shprehu vullnetin e plotë që kjo marrëdhënie mes policive të konkretizohet edhe në vijim me projekte të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbyllje të takimit, z.Veliu ftoi Drejtorin e Policisë bavareze për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë që u pranua me kënaqësi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?