Ardian Çipa gradohet numri dy i Policisë së Shtetit, Jaupaj drejtor i Krimit Ekonomik

Ndryshime të tjera në krye të Policisë së Shtetit, vetëm pak ditë pas largimit të Artan Didit dhe emërimit në vend të tij të Haki Çakos.

Ardian Çipa emërohet zv/ Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa vendin që ai lë bosh në krye të policisë së Tiranës, do ta zërë Ervin Hodo.

Rebani Jaupaj emërohet Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Më parë ai ka mbajtur postin e zv. Drejtorit të Policisë së qarkut të Tiranës.

Neritan Nallbati nga Policia e Elbasanit transferohet në Policinë e Fierit. Alfred Çepe emërohet Drejtor i Policisë së qarkut të Elbasanit.

SHKARKO APP