Ardian Fullanin e shkarkuan si rival presidencial apo ka fakte në vjedhjen e Bankës?

Edhe pse në hetim për skandalin që përfshiu institucionin më të lartë financiar në vend, me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit, guvernatori i shkarkuar i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duket se nuk është “braktisur” nga Presidenti Bujar Nishani. Në mbrëmjen e bamirësisë në Pallatin e Kongreseve, kreu i shtetit kishte të ftuar nderi eshte ish-kreun e BSH-së, Ardian Fullani.

Ai është paraqitur në këtë darkë me bashkëshorten e tij, zonjën Arjana,e cila është njëherësh edhe anëtare e Gjykatës së Lartë. Nuk dihet nëse ftesa ka qenë e drejtëpërdrejtë për Fullanin, apo bashkëshorten e tij. Porse duket se po zbulohen "petet" e lakrorit ,pasi edhe ambasadori amerikan Arvizu ne "Top Story" te Sokol Balles foli shume mire per ish-Guvernatorin. Ai nuk flet si Aleksander Arvizu, por si ambasador i SHBA e duket se ka informacione sekrete se pse e shkarkuan Fullanin, bile duke e futur edhe ne qeli. Ka patur informacione te besueshme qe perveç rastit te vjedhjes e qe po hetohet nga drejtesia, Ardian Fullani kishte manifestuar ne darkat me sferen e larte politike se do te kandidonte per President Republike ne korrik 2017 kur mbaron mandatin i zotit Nishani. Dhe kishte miqesi me te dyja palet, si me te majten ashtu edhe me te djathten. Dhe e votonin te dyja anët. A mos e palosen se ishte kandidatur potenciale per President Republike? A mos ndofta i doli "rasti" ndonjerit nga kupola politike qe ta digjte dhe e dogjen ne menyren me te eger? Apo vertet ka faj ne çeshtjen ne fjale  per vjedhjen e parave? E çuditshme, si e sulmuan per ne burg, pasi edhe e shoqja, Arjana, eshte nje prej gjyqtareve me model ne Shqiperi dhe nuk ka patur asnjehere akuza per te. E themi kete se nuk ishte e lehte edhe per ato qe e futen ne burg, nese ishte i pafajshem Fullani, duke patur edhe anetaren e Gjykates se Larte kunder. Por a thua ishte nje prej "forteve" tw kupoles qe e eleminoi si kandidatur rivale apo ishte ndonje hakmarrje e vjeter? Apo mos i kane kerkuar doreheqjen dhe duke qendruar me zor e shkarkuan ?! Pra donin edhe ta elimoninin si rival ne Presidence por edhe per ti marre karriken e Guvernatorit? Gjithsesi ai duhej te jepte doreheqjen qe diten e pare dhe do te ishte edhe i larë para publikut, pasi  mundet te ishte prape nje kandidatur per President Republike siç flitej ne qarqet e larta te politikes. Gjithnje nese nuk ka gisht ne aferen qe po hetohet. 

  Por duket me shume pikepyetje shkarkimimi i tij. Po dalin gjera qe ende daraviten ne kafenera , pa dale akoma ne drite.

SHKARKO APP